Kurti ballë për ballë sot me shefin e NATO-s, një ditë para takimit me Vuçiqin në Bruksel 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohen sot në Bruksel, një ditë para takimit që Kurti do të ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Pas takimit Kurti dhe Stoltenberg do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në selinë e NATO-së.Po ditën e sotme shefi i NATO-s do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.Ky takim vjen pas tensioneve të fundit në veri të vendit Rreth këtyre tensioneve kishte reaguar edhe vetë Stoltenbergu, i cili kishte kërkuar që problemet të zgjidhen përmes dialogut dhe po ashtu kishte deklaruar se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti.Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel, nesër më 18 gusht.Ky takim vjen pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.Para këtij takimi, Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.Kurti ka thënë se me Chollet ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.Bisedë telefonike kryeministri ka zhvilluar edhe me Emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.Detaje lidhur me këtë bisedë ka dhënë vetë Kurti. Ai ka thënë se ka theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.“Përparadiskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti.Të martën Kryeministri po ashtu është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.Në fokus të takimit ishin edhe takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net