Kurti e Konjufca edhe këtë të diele në kafe, përsëri pozojnë bardh e zi,por urojme ta pinë kafen shqip, e jo kinezisht-;Shkruan:Kastriot Frengu
Kryeministri Albin Kurti e kryekuvend0ari Glauk Konjufca edhe këtë vikend janë pa duke pi kafen bashkë. Në foton e publikuar nga aktivisti i LVV-së, Valmir Ajeti, Kurti shihet teksa e dëgjon me vëmendje Konjufcën, që po fliste diçka, gjersa xhipi zyrtar i eskortës së kryeministrit qëndronte pak metra tutje .Mirëpo, tashmë disa nga analistët që i njohin zhvillimet brenda LVV, këto dy të diela bashkë Kurtin dhe Konjufcën dhe bërjen publike të fotove bardhë e zi, po duan ta shohin si një kafe që kosovarët e duan, kafe shqiptare e miqësore, e jo kineze, sepse ajo sjellë shqetësim. Burimet e këtyre analistëve tashmë këtë e deklarojnë si fakt se Kurti ose donë ta ketë peng Konjufcën duke përmendur dhe sipas tyre faktin se ministri Liburn Aliu, zv ministri Hisen Durmishi, tek Konjufca kanë përcjellë kërcënimin e shefit të tyre, në banesë bile ndoshta edhe më keq, pasiqë në disa seanca u tha se kryeparlmentari ka thyer këmbën. Këto tek ata që i njohin më mirë rrethanat e brendshme në LVV po e shohin se një kërcënim direkt që po i bëhet Konjufcës. Ata me këtë rast përmendin disa dëshmi të tyre , pasi Konjufca me deklaratat e tij për çlirimtarët dhe për padrejtësinë që po ua bëhen nga Gjykata speciale, doli krejt ndryshe, nga deklaratat e shefit të tij dhe ndryshe nga ky subjekt politik. Pastaj,mospajtimi i dukshëm që kishte në seancat e shkuara mes Kurtit e Konjufcës tashmë po japin një pamje tjetër. Nëse kryepralementari Konjufca ndien si përgjegjësi më të madhe< nderimin për çlirimtarët, kjo mund ti kushtojë edhe me ndonjë ’flakareshë’ politike ose edhe fizike. E zërat tashmë publike dhe të disa deputetëve të LVV herë kundër formës së qeverisjes, apo kundër shefes së grupit parlamentar kundër zonjës Mimoza Kusari, po japin sinjale prapë ndryshe .Diktatura nënkuptohet jo vetëm kundër qytetarëve kur ajo bëhet , por ka edhe diktaturë brenda partisë politike e cila reflekton edhe me keq ose pa ngjyrë e pa shije. Mbajtja peng e kujtdo nuk mund të zgjasë gjatë, sepse ato veprime diktatoriale ndodhin tani veç në Kinën komuniste e Kosova larg jemi fizikisht , edhe e largët politikisht duhet të ishte që kur Enver Hoxha e pati prishur ‘’miqësinë’’ kineze.. Tjerat besojë nënkuptohen që mos të themi për dritë me diell. ……/qendrapress,com/