Çaste poetike me poeten:Donika Meta GJURA

MË PRIT BIRI IM!

—————————-

Më prit bir, më prit, se tek ty jam nis po vij,

Ka vite more bir, që po jetoj n’vetmi,

Prit sot e prit nesër, prita tash sa vjet,

Ah kjo pikë loti bir, shikimin po më tret.

Më merr me vete biri im k’tu më mos më lërë,

Është fundi jetës bir, më mbaj dhe me qeder,

Edhe unë biri im të mbajta nëntë muaj në bark,

Gjithë ditën punoja në arë, n’gjumë s’bëja rehat.

Sa u gëzova biri im kur ti dole në dritë,

Me vuajtje të rrita të martova e sot je me fëmijë,

Mos më nxirr jashtë bir, më mbaj me fëmijët tu,

Se fjalët e hallkut more bir s’do t’mundesh me i duru.

Mos më plas shpirtin e mjerë, nëna është hyjni,

Hape portën me dy fletë, pash at’ Perëndi.

Më mbaj bir, t’kam djalë hasreti, bëj dhe

pak durim,

N’prehërin tënd t’prehem e qetë, deri në amshim!