Kurti e rehaton në bordin e ujësjellësit anëtarin e VV’së që dikur ishte pjesëtar i krejt partive të Kosovës 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka rahatuar në bordin e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor të Prizrenit, anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Fetoshi. Ky i fundit kishte aderuar në VV në vitin 2019. Ai ishte pjesë e të gjitha partive të Kosovës.Fetoshi u emruar drejtor i bordit të kësaj ndërmarrje në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës. Kurti e ka bërë prezantimin e propozimeve të cilat janë miratuar nga kabineti qeveritar.“Ujësjellësi Hidroregjioni Jugor Prizren për bord të drejtorëve propozoj të emërohen këta kandidatë Feim Fetoshi kryesor, ndërkaq anëtarë Hysni Çanta, Mirlinda Morina, Bilall Karadollami, Naim Kukaj dhe Arben Hajrizi me mandat tre vjet. Ndërmarrja Publike Trainkos për bord të drejtëorëve Nol Dedaj kryesues, anëtarë Astrit Mehaj, Drita Kadriu Berisha, Blerina Shamolli, Riza Spanca dhe Shaban Neziri, mandati i të emëruarve zgjat tre vite”, tha Kurti.Kujtojmë se Feim Fetoshi për disa vite ishte kryetar i Degës së AAK-së në Rahovec dhe asambleist i këtij subjekti në Kuvendin e Komunës së Rahovecit.Pastaj, ai kishte aderuar në PDK për t’u bërë fillimisht drejtor i Shërbimeve Publike dhe më vonë drejtor i Bujqësisë në kohën e qeverisjes së Idriz Vehapit.Në zgjedhjet e fundit lokale në Rahovec, ai është parë në përkrahje të kandidatit të LDK-së, Ibrahim Kryeziu, ndërkaq në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Fetoshi ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje, në tubimet e së cilës ka marrë pjesë aktivisht.