Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së: Të jemi më afër qytetarit.

                   Në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik dhe njëherësh kryeministri aktual, Albin Kurti ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë aktivistët e partisë që drejton.“Viti 2024 për të gjitha qendrat tona duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për zgjedhjet në vitin 2025, me theks të veçantë për nivelin lokal”, ka theksuar ai.Tutje kryetari i LVV-së ka thënë se ai i cili synon të jetë në krye të komunës nuk mund të jetë kandidat pa e njohur problematikën komplete të komunës ku kandidon.“Duhet të jemi afër me qytetarin përmes komunikimit dinamik. Shumë nga lajmet e vendimet që merr qeveria jonë nuk paraqiten fare ose në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërrmuese në spektrin mediatik të vendit tonë. Ne nuk e kemi zgjedhur dhe as nuk do të zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorizime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarin. Nuk e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta, prandaj të arriturat e qeverisë, vendimet qe merren, duhen prezantuar të qytetarët nga strukturat e Lëvizjes”, ka thënë Kurti.