Kurti presidentit të KE-së: Hezitimet politike të shteteve të BE-së po i mbajnë peng kosovarët

0

                    Kryeministri Albin Kurti, ka takuar në Bled të Sllovenisë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.Në këtë takim Kurti ka thënë se hezitimet politike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, po mbajnë peng qytetarët e Kosovës, duke i privuar nga lëvizja e lirë brenda BE-së.“Ai shprehu keqardhje edhe për faktin se marrëveshja e MSA -së, e nënshkruar ndërmjet BE -së dhe Kosovës, nuk po i jep efektet e dëshiruara, meqenëse për shkak të kufizimit të vizave, është e pamundur që bizneset kosovare të lëvizin lirshëm brenda BE -së.Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se Kosova do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe asnjë nismë tjetër e cila do të rrezikojë integrimin e saj në BE, apo nisma që janë vlerësuar si konkurrencë e pashëndetshme për integrimin evropian”, ka thënë Kurti, bëhet e ditur në komunikatën për media.Gjatë këtij takimi është biseduar për dialogun me Serbinë, takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel dhe përgatitjet për takimin e radhës.Po ashtu, është biseduar edhe për sfidën e përbashkët me pandeminë COVID-19 dhe nevojën për përkrahje në përballimin e vështirësive të shkaktuara nga kjo krizë globale

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *