Kurti thërret mbledhje e Qeverisë 

                           Qeveria Kurti do të mblidhet sot.Mbledhja do të fillojë në ora 10:00.Në njoftimin për media nuk është saktësuar se çfarë pritet të diskutohet si pikë e rendit të ditës.Në mbledhjen e fundit, Qeveria miratoi masat e emergjencës në furnizim me energji.Siç njoftoi Qeveria, ky vendim u mor shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit.