Ky është 25 vjeçari i arrestuar për therjen me thikë në
Një person është lënduar si pasojë e therjes me thikë në Prizren.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u arrestua nën dyshimet se theri me thikë 38-vjecarin në Prizren është F. Hoxha, 25 vjeçar.Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar 25-vjeçari dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe F. Hoxhës, i cili e kishte therur me thikë atë, duke i shkaktuar plagë.Veseli për Sinjalin ka deklaruar se rasti është duke u trajtuar nga hetuesit e stacionit policor në Prizren.