Ky është dokumenti i suspendimit të sekretarit të presidencës, Driton Gashi
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit.
Në dokumentin të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se suspendimi i Gashit është bërë me dyshimin për shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Tutje në vendim thuhet se “Pezullimi i Driton Gashit zgjatë deri në përfundimin e procedurave për shkeljet e supozuara.
Suspendimi i Driton Gashit nga presidentja në detyrë ndërlidhet me tentim-hapjen e kasafortës së sigurisë, ka mësuar Insajderi.
Ngjarja kishte ndodhur në ditën e parë të punës së Vjosa Osmanit në Presidencë.
Një pjesëtar i AKI-së kishte shkuar në Presidencë dhe në prezencën e sekretarit Driton Gashi, kishte tentuar ta hapte kasafortën e sigurisë ku ndodheshin dokumentet e klasifikuara.
Justifikimi që kishin dhënë ishte se EULEX-i donte ta bastiste Presidencën, informatë që misioni evropian e pati përgënjeshtruar pastaj.