Ky është i riu që u ther me thikë dhe u hodh nga vetura në qendër të Prizrenit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në lagjen ‘Bazhdarhane’ afër Piceria Linda në Prizren.
Një person është therur me thikë nga persona të panjohur.
Gazeta10 mëson se viktima është Auron Thaçi.Sipas burimeve viktima pas therjes me thikë është hedhur nga vetura në qendër të Prizrenit. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë për shkak të humbjes së madhe të gjakut.