Ky është qyteti i vjetër i Dubrovnikut, qe dikur njihej me emrin Ragusa. –Shkruan ;-Genc PRELVUKAJ
Ne fisnikërinë e këtij qyteti, përgjatë mesjetës se vone, përfshiheshin edhe familjet Ghinni, Spani dhe Gioni; arbër etnike te cilët nga thellësitë e Shqipërisë se tanishme kishin emigruar herët aty.
Kundrejt origjinës popullsia është mjaft hibride, gjë qe ka ndikuar qe sot banoret e Dubrovnikut te jene nder njerëzit me te edukuar ne Ballkan. Nga njëqind njerëz qe sheh brenda mureve, 95 janë vizitore te huaj, nga çdo pjese e botes.
Si kudo tjetër, kroatet as këtu nuk janë inferiore ndaj historisë se tyre. Brezit ne formim i mësojnë çdo dite te kaluarën e qytetit, ndërsa per turistet e huaj kudo kane vene tabela qe tregojnë saktësisht se ku kane rene predhat e minahedhësve serbe, cilat shtëpi janë djegur dhe cilat çati janë dëmtuar.
Ne fund ka një shënim qe thotë: “Me te keqinj se ata qe e goditen qytetin, janë ata kroate qe kishin mundësi ta mbronin dhe nuk e bene e ikën”. Flitet për 30 vite pas luftës se tyre.
Ndërsa tek ne, ka shume njerëz qe para te huajve flasin si kozmopolite, duke marre forme idiotesh. Per gjenocidin serb çele gur gojën, ndërsa me e keqja, ndihmojnë drejt pushtetit njerëz qe kane krijuar diskurs te tmerrshëm ndaj luftës. Pa harruar se kemi një ministre te jashtme qe ka deponuar dosje kundër krerëve te ushtrisë, gjë qe kur e diskuton me kroatet e Dubrovnikut shkakton një neveri ne mesin e tyre./www.qendrapress.com/