Lajm i fundit -Aksident me 9 të lënduar.

                                          Një aksident mes tri veturash ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona,  Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi./EO/