Lajm i mrekullueshëm për Komunën e Prizrenit-Urime qeveria TOTAJ!

                     Kemi kënaqësinë ta ndajmë me ju që Komuna jonë ka fituar Grantin e Performancës Komunale për vitin 2025, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët, sipas performancës së komunës për vitin 2023, me një shumë totale prej 2,047,132.85 euro!

Ky sukses është fryt i një pune ekipore të palodhshme dhe përkushtimit të madh për t’i arritur standardet më të larta të performancës gjatë vitit 2023.  Mjetet e fituara do të përdoren për të financuar projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, duke përfshirë:

Agjendën e gjelbër – energji më efikase dhe qëndrueshmëri mjedisore. Gjithëpërfshirjen – projekte që promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale.Ky është një hap i rëndësishëm që dëshmon përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit.

Faleminderit ekipit tonë për punën e jashtëzakonshme dhe qytetarëve për mbështetjen e vazhdueshme.

Ky është një sukses për të gjithë ne!’thuhet në njoftimin komunës. Pra puna e Qeverisë Totaj vërtetë këtë vit shënoi rezultate evidente. Drejtoria e Shërbime Publike me rreth 200 projekte, ai kapital ‘’Shadërvani’’ magjeps,Drejtoria e Kulturës  më dhjetëra projekte kapitale me buxhet të menaxhuar  99 %.Drejtoria e Inspektorateve më suksese kapitale. DKA si përherë më  punë të palodhur e rezultate pozitive, Shëndetësia me suksese evidente, Drejtoria e Administratës  suksese  të dukshme  dhe të prekshme, Ajo e Turizmit me punë të mrekullueshme etj. I pari i komunës Shaqir Totaj shpallet kyetari më miqësor nga ndërkombëtarët  suksese këto që flasin. …/www.QendraPress.com/