Lajm i trishtë- Ka ndërruar jetë i riu Besnik Osmanollaj
Lajmi tishtë është sot, për faktin se fshatin Gjonaj e ka kapluar dhembja e madhe për vdekjen e të riut Besnik Osmanollaj . Besniku, anëtar i SHKA “Malësorit” në Gjonaj, na paska lënë sot,shkruan gazetarja Hyrë Tejeci.
‘’Ai shquhej për meloditë me kavall dhe valle të ndryshme hasjane. Besniku ishte djalë i urtë, me pak fjalë dhe me përgjegjësi të lartë, për çdo gjë që i kërkohej. E kam njohur gjatë angazhimit në shoqëri, por kam fjalët më të mira dhe më të veçanta për të. Në udhëtimin e përbashkët që kishim në Kroaci na ka rënë të bisedonim pak më shumë. Më kujtohet një moment kur ia pashë duart të dermuara nga puna që bënte edhe jashtë “Malësorit”, i thashë “O Nik a don një kremë për duar?”. Më tha “Jo se jam mësuar kështu…”. Lajmi për vdekjën e tij na ka tronditur shumë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! Pastë dritë shpirti i tij i mirë’’. Kjo vdekje ka tenistur sidomos anwtarw e SHKA’’Malwsori’’/www.qendrapress.com/