Lajm i trishtë sot për ne, banorët e Kobajës./-Shkruan kuvendari Alban Bislimaj

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë, Albian Osmanaj.

Albianin do ta kujtojmë si një djalë shumë të mirë, të respektuar dhe të dashur për familjen, miqtë dhe gjithë rrethin e tij.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen Osmanaj, me miqtë dhe gjithë bashkëvendasit. Lusim Zotin që ta mëshirojë, ta shpërblejë me xhenet dhe familjes t’ia shtojë durimin e forcën.I përjetshëm qoftë kujtimi për Albianin.Ngushëllime të sinqerta familjes Osmanaj./QendraPress/