Landovica 24 vite nga lufta ende përballet me dhembje e krenari.

      Kur vie marsi fshati duket se ringjallet, por saherë flasin landovicasit evokojne datën 26 mars të vitit 1999 është nga ajo ditë kur ky fshat si njëri ndër fshatrat kryesore të logjistikës që vepronte në kaudër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së  secilit  banorë të këtij fshati asesi nuk ka se si mos të i kujtohet ajo ditë e vështirë  dhe ajo ditë që  solli djegien e  90 për qind të fshatit, pastaj u vranë dy dëshmorë të lirisë dhe  u sakrifikuan jo me pak se 18  martirë në mesin e tyre  edhe  fëmijë  tre vjeqar si dhe plakë 80 vjeqe. Landovica  24 vite pas përkujtojn  26 marsin atë ditë  kur zjarri I luftës  dogji  100 shëtpi,  e  mbi të  gjitha  rikujton  rënien e  dëshmorve të pavdekur Hashim  Gashi  dhe Ismet Gashi të cilat  ranë, I pari duke  vrarë  ushtarët paramilatrë e I dyti  ishte në shërbim te popullëtës  civile . Landovica  veq  ishte brumosur me  atdhedashuri, ngase ishte  dëshmori i parë I Përdrinisë  Pëparim Thaçi,  I cili la 10 e universietit dhe morii pushkën e  lirisë. Pastaj ishin  dëshmorët Tahir Gashi e  Hamit Thaçi që ranë në frontin e parë të betejes së Jshkovës. Ishin trimat  si Halil Gashi  që ra në Koshare e ra Hysni Morina në  Doberdelan për lirinë e Kosovës. Landoivica  vetëm fal  angazhit të drejtorisë së  Shërbimeve Publike të  Prizrenit  verën që e vitit 2011 u  nderua me rregullim rrugësh  e  për këtë banorët pohojnë se merita ka drjetori Hasan Hasani I cili  ishte në luftë dhe  diti rëndësinë  e këtij fshati.Njëra ndër temat e sotme në që  vazhdon të ngrisë shqetësimin edhe tek udhëheqësit  e komunes dhe vetë udhëheqjes së fshatit Landovicë është gjendja aktuale e deponisë rajonale në Landovicë. Në këtë fshat falë angazhimit të drejtorisë së  Shërbimeve Publike dhe konkretisht drejtorit Hasan Hasani,ky fshat nga një fshat i përbaltur është shënderuar në një fshat të thuash  plotësisht të

urbanizuar Por,shqetësim ende i pa kaluar në  Landovicë ka mbetur dhe për banorët e këtij fshati rrezik ka mbetur fati i deponisë rajonale Selim Morina ish  komandant lokal  pohon se për djemtë e Landovicës është bërë shumë pak. Kështu njëri ndër  luftarë e paepur të lirisë Faik Berisha mezi siguroi nje vend pune.. Kurse këtë fat e kanë edhe shumë të rinjë të këtij fshati. Pra  gjatë  viteve 1997 /98. dhe 99  I gjithë  fshati si rast unik dhe i vetëm në Kosovë  ishte  Landovica  që ishin të kyqur në  ndihmë për luftën ,Secila shtëpi ishte shëndëruar në  fole te  luftëtarët e lirisë. Kurse  ende i ka  të freskëta ky fshat  edhe  fatin e përbashkët  të një kohe  jo të shkurtër që ndanë me koamadant Daja I vogël Hysni Syla,i cili  kishte ardhur që nga Amerika e largët  dhe  kishte  kapur pushkën e lirsë  dhe  këtu shëronte plaget nga plumbat e  marrur. Landovica

ndihet shumë krenare që  atdheut dhe lirisë I dhe  kaq shumë dëshmorë  martirë. Por  fati I këtyre banorëve  të  thuash vazhdon të përkeqësohet  ngase papunësia  po bënë që  banorët e këtushem të  ndihen  të lodhur edhe nga  ikja e të rinjëve..  Banorët e këtij fshati tani e një kohë të gjatë  janë në presion të thellë, sepse  çdo reshje shiu sjellë erën e rëndë për banorët e Landovicës nga deponia  dhe ata nuk arrijnë të jenë asnjëherë të qetë.Në përkrahje të landovicasve,janë edhe ekspertët nga  Prishtina,të cilët kanë konstatuar rrezikun e përmendur. Banorët e këtushëm shpresojë në drejtësi dhe  shpresojë në mbylljen urgjente të këtij”varri masiv” të së ardhmes.Burimet e Landovicës nga një  analizë kohë më parë që është bërë në Institutin e Shëndetit Publik është konstatuar se kanë ujin më të pastërtin në rajon dhe në gjithë  Kosovën. Ujë  lajthije  siq thuhet , mirëpo

këto burime  është mirë të I shfrytëzojë  kompania e ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” në  Prizren, për të furniuzuar me ujë  të kualtitet  më të mirë në Kosovë  banorët e Prizrenit  dhe  që këto burime të shpëtohen  e mos  ë ndoten edhe këto . Këtë  tani e dijnë edhe banorët  dhe  investimet që ka bërë komuna në këtë fshat tani më i ka lidhur këta banorë për fshat, bile edhe I ka kthy disa familje që deri dje ishin në qytete të  Kosovës.Landovica  ëshët fshat që meriton edhe më shuëm. Këtë mendim e ndajnë të gjithë ata që në luftë ishin drejtëprdrejt sepse secili që ka kaluar këtej  pa tjetër  ka pas rast të  ketë hëngër bukën e Nënës Miradije.  Miradije  Berisha, ajo Nënë që për secilin  gatoi bukë  pastroi plagë dhe  patroi rrobat e  UÇK=së. Ajo Nënë e madhe e Kosovës  ende nuk  ka as një pllakë përkujtimore  nga shteti.Ajo këtë e meriton.Ajo meriton që një institucion humanitar të mbanë emrin sajë, emrin e Nanës Miradije./qëndrapress.com/