Landovica përkujtoi 26 Marsin dhe shënoi ditën e shkollës.
Sot, fillimisht me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë e pastaj tek lapidari u shënua përvjetori i 26 marsit ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Landovicë . Bashkë me këtë datë të përkujtimit edhe shkolla e fshatit e shënoi ditën e shkollës që mbanë emrin kësaj date , në këtë datë përkujtimi dhe ditë shkolle morën pjesë shoqatat e dala nga lufta, ish komandant të UÇK-së, nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi. familje dëshmorësh dhe shumë mysafirë.Të pranishmit fillimisht i ka përshendetur drejtori i shkollës Besnik Berisha, e pas tij për betejën e Landovicës rikujton ditën e e 26 marsit të vitit 1999 Selim Morina komandant lokal si dhe kryetari i fshatit Landovicë Faik Berisha .Isa Berisha sekretar i OVL-së me këtë ras tha se Lndovica ishte streha e secilt eprorë të UÇK-së qe kalonte rrugën për në Shqipëri. Ky fshat ishte pika më e besueshme e UÇK-së në të gjitha betejat e luftës.logjistike e Kosovës ishte pikërisht ky fshat,tha z. Berisha
Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi me këtë rast edhe njëherë rikujtoi se beteja e Landovicës është një ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së. Ai tha se bijtë dhe bijat e landovicës me kohë i besuan së ardhmes dhe ia falën bijtë e bijat kësaj lirie, Mirëpo, ai rikujtoi se edhe sot për këtë liri themeluesit e UÇK-së po përballen në Hagë, por ju ishit pararendës të kësaj lirie tha Kujtim Gashi
Janë 7 Heronj të këtij fshati dhe 16 martirë që i bëjnë roje atdheut që me gjakun tyre e shkruan këtë pjesë të lirisë, Nxënësit e shkollës kishin përgatitur një program me recitime dhe këngë kushtuar dëshmorëve të Kosovës. Po sot është përkujtuar edhe masakra e Krushës së vogël ku forcat serbe në mënyrë më barbare vranë 112 burrat e këtij fshati.