Landovica përkujtoi 26 Marsin dhe shënoi ditën e  shkollës.

           Sot, fillimisht me  homazhe në  varrezat e  dëshmorëve në Landovicë  e pastaj tek lapidari  u shënua përvjetori i 26 marsit ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Landovicë . Bashkë me këtë  datë  të përkujtimit edhe  shkolla e fshatit e shënoi ditën e shkollës që mbanë  emrin kësaj date , në këtë datë përkujtimi dhe ditë shkolle  morën pjesë  shoqatat e dala nga lufta, ish komandant të UÇK-së, nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi, kryesuesja  Antigona Bytyçi. familje dëshmorësh dhe shumë  mysafirë.Të  pranishmit fillimisht i ka përshendetur  drejtori i shkollës Besnik Berisha, e pas  tij  për betejën e Landovicës  rikujton ditën e e 26 marsit të vitit 1999 Selim Morina komandant lokal si dhe kryetari i fshatit Landovicë Faik Berisha .Isa Berisha sekretar i OVL-së me këtë ras tha se Lndovica ishte streha e secilt eprorë të UÇK-së qe kalonte rrugën për në Shqipëri. Ky fshat ishte pika më e besueshme e UÇK-së në të gjitha betejat e luftës.logjistike e Kosovës ishte pikërisht ky fshat,tha z. Berisha

Nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi me këtë rast edhe njëherë  rikujtoi se  beteja e Landovicës  është një ndër betejat më të lavdishme  të  UÇK-së. Ai  tha se  bijtë dhe bijat e  landovicës  me kohë i besuan së  ardhmes  dhe ia falën  bijtë  e bijat   kësaj lirie, Mirëpo, ai rikujtoi se edhe sot  për këtë liri themeluesit e  UÇK-së po përballen në Hagë, por  ju ishit pararendës  të kësaj lirie  tha Kujtim Gashi

Janë 7 Heronj të  këtij fshati dhe 16 martirë që i bëjnë  roje  atdheut që me gjakun tyre  e shkruan këtë  pjesë të lirisë, Nxënësit e  shkollës  kishin përgatitur një  program  me recitime dhe këngë  kushtuar  dëshmorëve të Kosovës. Po sot  është  përkujtuar edhe masakra e  Krushës  së vogël ku forcat serbe  në mënyrë më barbare vranë  112 burrat  e këtij fshati.