LDK e AAK thirrje Qeverisë: Çështjet e brendshme të Kosovës s’duhet të diskutohen në dialogun me Serbinë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kërkuar nga Qeveria që çështjet e brendshme të Kosovës nuk duhet të diskutohen në dialog me Serbinë, duke ju referuar njoftimit se gjatë ditëve në vijim Kosova dhe Serbia do të diskutojnë në Bruksel në lidhje me hyrjen në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës që lidhte me dinarin serb.
Sipas tyre kjo Qeveri nuk është duke mbajtur as një herë fjalën e dhënë dhe se vetëm është duke bërë veprime populiste dhe pa koordinim me aleatet.
Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se në as një mënyre Kosova nuk duhet që të diskutoj me Serbinë çështjen e përdorimit të valutave, pasi sipas tij, kjo çështje është krejtësisht çështje e brendshme e Kosovës e përcaktuar edhe me mandatin Kushtetues.
Ai ka thënë se problem në këtë çështje është vendimet se si është duke i marr Qeveria e Kosovës.
“Absolutisht nuk duhet të shkohet dhe bisedohet për këtë çështje. Çështja e përdorimit të valutave është krejtësisht çështje e brendshme e Republikës së Kosovës, dhe kjo çështje është e përcaktuar edhe me mandatin Kushtetues që kanë institucionet tona Kushtetuese. Problemi është se ky ose kjo Qeveri mënyra se si po i marrin vendimet, ku po na dërgojnë herë në Bruksel herë në Këshill të Sigurimit problemi është te këta nuk diskutohet kështu nuk është qasja që duhet të ndiqet në procesin e dialogut me Serbinë. Ne edhe ne të kaluarën jemi marr më Bashkësinë Ndërkombëtare nuk jemi shkuar me Serbinë për tu marr me çështje të brendshme të organizimit të shtetit të Kosovës. Me Serbinë kemi pasur bisedime për të rregulluar raportet reciproke edhe të serbëve lokal që lidhen gjithmonë me kontekst lokal por jo me organizimin tonë të brendshëm jo me elementet themelore të shtetësisë së Kosovës andaj po them se jemi kundër, dhe normalisht se jemi kundër që kjo çështje të mbyllet në nivel negociatash gjithashtu jemi për diskutime të thella përmbajtjesore me aleat tonë dhe për t’i informuar ata para çdo vendimi i cili prek interesat e serbëve lokal në Kosovë”, ka thënë ai.
Selmanaj ka thënë se Kosova duhet të ketë qasje të kujdesshme dhe në koordinim gjithmonë me aleatët.
“Nuk guxojnë asnjë sjellje të Republikës së Kosovës sikur është një sjellje kundër serbëve të Kosovës, nuk guxon të kuptohet ashtu sepse kështu po perceptohet nga jashtë dhe më pas Kosova po del në një situatë defensive. Shiheni pas vendimit për dinarin çfarë ndodhi sikur sulmi në Banjskë sikur u balancuan dhe ky është problemi themelor. Kosova duhet të ketë qasje të kujdesshme në koordinim gjithmonë me aleatët tanë strategjik. Më pas Serbia vazhdon ta ketë qasjen e vetë destruktive ndaj shtetit të Kosovës, por për Kosovën, çështjet e brendshme të Kosovës, Kosova duhet të diskutoje në vazhdimësi vetëm me aleatët dhe ata që garantojnë. Të kanë garantuar lirinë, pavarësinë por që garantojnë ecjen tutje deri të konsolidimi i plotë i shtetësisë së vetë”, ka thënë ai.
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë se gjitha veprimet e kësaj Qeverie se po e shtrin sovranitetin e integritetin janë veprime populiste që e ushqejnë votuesin e tyre, kjo pasi sipas saj, këto veprime dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ajo ka thënë se tani në vend që të dialogohet për marrëveshjen përfundimtare, dialogu është kthyer në çështjen e dinarit.
“Kjo Qeveri asnjë betejë në raport me ndërkombëtarët dhe në raport me Serbinë nuk e ka fituar të gjitha veprimet që i ka bërë i ka bërë janë veprime populiste që janë afatshkurtër dhe që ushqejnë popullin dhe votuesit e LVV-së duke e përkrah këtë Qeveri dhe veprimet e kësaj Qeverie se po bën po shtrin sovranitetin e integritetin. Ndërsa në anën tjetër realiteti është krejt i kundërt sepse këta po e dëmtojnë Kosovën edhe subjektivitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Dhe tash shihni në vend se të dialogohet për marrëveshje përfundimtare ku respektohet sovraniteti, integriteti, ku respektohet Kushtetua e Republikës së Kosovës e kanë kthyer dialogun për çështjen e dinarit njëjtë sikur ka qenë skenari i kësaj Qeverie për targat”, ka thënë ajo.
Kadrijaj ka thënë se Qeveria aktuale nuk është duke punuar për të mirën e Kosovës por është duke punuar për të mirën e partisë së tyre.
“Kjo Qeveri nuk janë lidership, nuk po punojnë për të mirën e Kosovës këta po punojnë për të mirën e partisë së tyre dhe po marrin veprime popullsite në mënyrë që të ruajnë votat dhe përkrahjen që e kanë pas nga popullata po besoj me gjithë këto veprime. Këto skandale me gjithë këto masa që i kanë marrë dhe veprime që aspak nuk janë shtetërore mendoj se populli e ka pa se kjo Qeveri sa më shpejt të shkojë në shtëpi është më mirë për Kosovën. Dhe çka kemi fituar ne jemi vendi i vetëm që jemi sanksionuar pas Rusisë e cila është sanksionuar për fillimin e një lufte me Ukrainën e Kosova për shkak të veprimit të Zotit Abin Kurti dhe të Qeverisë së Albin Kurtit dhe çka është më e keqja shifeni në çfarë shkalle i kanë sjelljet raportet me ShBA-në dhe me vendet e BE-së”, ka thënë ajo.