Liberalizimi i vizave, Bislimi: Shkojmë drejt fazave të fundit, qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024
Zëvendëskryeministri për për integrim evropian, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se votimi i sotëm në Këshillin e Ministrave është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Ai thotë se me votimin e sotëm, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.“Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”, ka shkruar mes tjerash Bislimi.
Postimi i plotë:
Një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit.Procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024.