Limaj: Murat Jashari për president është zgjidhja më e mirë e mundshme

0

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj, e ka përkrahur idenë që presidenti të vjen nga familja Jashari.


Limaj ka thënë se kjo ide është shumë e qëlluar edhe pse është përfolur shumë shpesh, madje edhe sonte u propozua nga kreu i Skenderajt, Bekim Jashari.

“Është zgjidhje e mirë. Në këtë moment është zgjidhja më e mirë e mundshme. Kjo do të ishte zgjidhja më adekuate, nëse arrijmë ta gjejmë një konsensus”, është shprehur Limaj në Pressing.

Limaj tha se pas kësaj ideje Nisma është fuqishëm.

“Ndoshta tash është momenti për ta bërë një gjë të tillë. Nisma është fuqishëm pas kësaj ideje”, ka thënë Limaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *