Liria e Kosovës ka emrin UÇK Shkruan/Mr; Arif Kabashi

0

Qysh në kohërat e lashta njerëzit ishin të ndarë në ,,njerëz të lirë” dhe ,,skllevër”. Që nga atëherë lindi tipi i njeriut që guxoj të ëndërrojë lirinë. Shtegu drejt lirisë nuk është i lehtë. Hapin drejtë lirisë mund ta bëjnë vetëm ata njerëz që kanë guximin të vdesin për lirinë, andaj vdekja për lirinë ka fituar kuptimin hyjnor. Në ditën kur filloi së realizuari skenari për poshtërimin e Kosovës nga ,, Gjykata e sponsorizuar e Hagës”, përkulemi para ideatorëve, themeluesve dhe udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK të cilët qysh të ri kishin vetëm një nënë dhe një ëndërr të vetme, nënën Shqipëri dhe ëndërr Kosovën e lirë e të bashkuar me Shqipërinë. Të ushqyer me idealizmin e Adem Demaçit për vetësakrificë, ideatorët, themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, ( shumë nga ta pas daljes nga burgjet shumë vjeçare serbe)nga një grup i vogël më pas e bashkuan pothuaj gjithë popullin shqiptar në luftën për liri. Këta me UÇK-n ngritën peshë zemrat e nxënësit, studentit, këngëtarit, fshatarit e intelektualit shqiptar kudo në botë kundër pushtimit serbo-sllav. Lufta për lirinë e Kosovës ishte e rëndë, pakrahasimisht e pabarabartë me forcat pushtuese serbe, por e domosdoshme. Historia e lavdishme e UÇK-së është e shkruar me emrin e themeluesve, udhëheqësve dhe me gjakun e dëshmorëve të cilët vunë trupin e tyre në themelet e shtetit të lirë të Kosovës . Ata të gjallë dhe ata të vdekur do të jetojnë të përjetshëm në mendjen dhe shpirtin e lirë të popullit shqiptarë. Liria e Kosovës që nga 12 Qershori i vitit 1999 ka një emër- UÇK. Liria është aty ku kemi forcë për ta mposhtur të keqen, sepse e keqja e vret tash lirinë dhe dashurinë për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *