Lirije Mustafi ; Edhe pse në SHBA kam jetuar dhe integruar shumë herët, malli për Prespën time, akoma përvëlon…..
Portali QendraPress ju sjellë intervistën ekskluzive me artisten dhe poeten ,Lirije Mustafi
——————————————————–
Pyetje: QendraPress— A mundeni të na japësh një Letër njoftim tuajin ?
Lirije Mustafi :Kam lindur në Prespën e bukur. Në Amerikë jam shpërngulur pothuaj para afër pesë dekadave ku edhe krijova familje. Fillova të punoj punë administrative në spital dhe shumë vite më vonë, më lindi dhe dëshira për të shkruar poezi si dhe për të kompozuar dhe interpretatuar këngët e veçanta polifonike Prespare.
Pyetje: QendraPress— Kur flasim për Artin dhe Kulturën a mundesh të na tregomi fillet e juaja në këtë drejtim ?
Lirije Mustafi : Që në moshën e re më lindi dëshira për të kënduar këngët tona popullore. Disi, sikur jetoja në një botë plot ëndrra….dhe për këtë, gjithë ata që më dëgjonin ma kishin zilinë. Ato ëndrra të fëmijërisë nuk u shuan kurrë. Pas një kohe bukur të gjatë, pasioni im për këtë lloj arti të bukur, u zgjua përsëri . Ky ishte edhe momenti kthesë që të ndryshoi në terësisht jetën time.
QendraPress— Sa e mundon kurbeti një krijues dhe si e shpreh adhurimin për Atdhe ?
Lirije Mustafi:.Përgjigje — Si dhe shumë emigrantë të tjerë, edhe mua malli për vendin tim, nuk më lë të qetë. Prespa njihet si një burim i veçantë këngëve burimore polifonike. Për fat të keq, gjenerata e re, nuk i kultivon sa duhet. Për ne, që na djeg prore nostalgjia, aspekti i ruajtjes dhe kultivimit të tyre, ka rëndësi të veçantë. Kultivimi i këtij thesari nga një distancë tej-oqeanike, është i vështirë , po jo i pamundur. Atë edhe po bëj…..
QendraPress— A mundeni të na tregoni se cila nga vendimet , apo momentet i keni pasur të mira në jetë ?
Lirije Mustafi: Përgjigje : T’ju them të drejtën, momente të mira në jetë kam pasur shumë. Por, momenti kur vendosa të merrem me pasionin tim të kamotshëm, polifoninë toske, jeta ime kahje tjetër, më vinte dhe vjen sikur fluturoj lartë në botën time që aq shumë adhurroj .
QendraPress— A mundeni të na tregoni se cila nga vendim apo momente i kemi pasur më të liga Në jetën tuaj ?
Lirije Mustafi: Ja që jetë /botët ë përkryer nuk ka . Një nga momentet më të rënda të jetës sime, do të kisha ndarë humbjen tragjike të bashkëshortit tim në ndeshje komunikacioni….
QendraPress— Kur flasim për Lirije Mustafi a mundet të themi se flasim për një Zëmër të zhuritur për Atdhe ?
Lirije Mustafi : Edhe pse në SHBA kam jetuar dhe integruar shumë herët, malli për Prespën time, akoma përvëlon. Kjo është arsyeja që nëpërmjet këngës, të ndjej më thellë atë dashuri……
QendraPress— Na thuaj një mesazh juaji dhe si e vlerëso i Poezinë dhe Këngën Shqiptare ? Lirije Mustafi: Porosia ime për gjithë adhuruesit e muzikës shqipe, por jo vetëm ata….të reflektojnë më shumë rreth këtij lloj arti . Këngët dhe vargjet, të fisnikërojnë shpirtin dhe të shoqërojnë si asgjë tjetër, në gjithë momentet e jetës, të pikëllimet dhe gëzimet. Nga zëmra ju falënderoj, un Lirije Mustafi
QendraPres— Ju falënderojë për intervistën dhe për një pjesë të jetës Tuaj që po ua sillni lexuesve të portalit tonë./Intrevistoi ;Q.THAÇI/