Lirinë din ta çmojë më mirë ai që ka provuar në lëkurën e tij –Shkruan:Liridon LUSHAJ, veteranë i UÇK-së
Foto e mërgimtarit nga Amerika/foto nga B.S/
Lirinë askush nuk di ta çmojë më shumë se ai që e ka të provuar në lëkurën e tij. Derisa infantili kudo që është ose në Kosovë ose jashtë sajë, logjikë e tij fëmijërore nuk mund ët prodhojë imagjinatë e as realitet pozitivë, pos pesimizmit dhe verbërisë. Jo kot thuhet Nasradin Hoxha thoshte ‘’vetëm ai që është rrëzuar nga gomari le të vije me më pa’’, sepse në parim vetëm ai mund ta dijë se si është ajo dhembje. Këto i them sepse në gaztën’’Bota sot’’ ‘’Një mërgimtar nga Amerika që kishte ardhur pas shumë vitesh në Kosovë, ka eskaluar në ofendime për krerët e UÇK-së. Ai e ka ofenduar Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj. Edhe për kryeministrin Kurti ka thënë se duhet të shkojë në shtëpi.“Është mëkat me taku Haradinaj. Nuk takohna me të, nën nivelin tim me u taku me mu. Jo more nuk ka kurrgjë në kry ai, jo ai, po krejt more qita të UÇK-së të leshit”, tha ky mërgimtar në një intervistë.“Mos të merret me politikë nuk e ofendoj, jam falënderues në Ushtri. Po çfarë politike me Hashim Thaçin, çka di ai çka është politika. Në burg më doket është ai, mi hek krejt. Me Albinin në shtëpi, e me ardh ti”, tha ai.’’. Vetë kjo gjuhë vulgare fletë për trurin tij të shpërlarë nga atdhedashura. Kosovë po të mos ishin luftëtarët e lirisë e patjetër edhe këtë komandantë që po i fyen ky, infantil, këtu do të flitshim serbisht, dhe ai s’do të kishte pa as autostradë, as ndërtime ndërtesash e rrugës, por do të kishte pa varfëri ekstreme , robëri të pa parë dhe çmenduri të pafund. Po kur këtu luftohej për jetë a vdekje, ku farë ‘’leshi’’ garantë ka pas të vetmen ëndërr se të mbledhë më shumë dollarë, andaj të këtillët janë të turpshëm. Sepse shokët e këtij që kanë dhënë dollarë , ose janë rreshtuar në Batallonin’’Atlantiku’’ kur nuk kanë menduar e as nuk do të flasin si ky far ‘’leshi’ që kaq keq ,e pa të drejtë mundohet të ua humb edhe mundin bashkatdhetarëve tan që kanë dhënë mund e djersë që kjo liri të na vije. /www.QendraPress.com/