Lot e dhimbje, arkivoli i shtatzënës së vrarë sillet në shtëpinë e familjes së saj në Lipjan

                                  Ka arritur në shtëpinë e familjes së saj në fshatin Llugaxhi arkivoli i Hamide Magashit, e cila u vra para dy ditësh nga bashkëshorti i saj. Familjarët e së ndjerës mes lotësh janë përshëndetur me të për herë të fundit.Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 13:00, në varrezat e fshatit. Në vendngjarje ndodhen edhe patrullat e Policisë së Kosovës. I dyshuari për vrasjen e saj, ish bashkëshorti Sokol Halili ndodhet ende në arrati, edhe pas më shumë se 40 orësh të kërkimit nga policia.