LVV nuk fton në koalicion LDK-në, PDK-në dhe as AAK-në

0

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të llogarisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës e Aleancën për Ardhmëri të Kosovës për të formuar Qeverinë, transmeton Insajderi.

Kjo parti do të llogarisë vetëm në deputetët që u takojnë komuniteteve joserbe, ndërsa vazhdon të mbajë vijën e kuqe me Listën Serbe. “Ne presim që ta kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të vazhduar tutje me formimin e Qeverisë dhe me formimin e institucioneve. Në anën tjetër, presim të shohim kush do të jenë deputetët e subjekteve joserbe. Pra, të komuniteteve joshumicë, joserbe. E dini, në legjislaturën e kaluar kemi bashkëpunuar ngushtë, i kemi pasur pjesë të grupit parlamentar Elbert Krasniqin dhe zonjën Zikreta”, ka deklaruar Arbërie Nagavci, anëtare e Kryesisë së LVV-së, raporton Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *