“Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë..”, flet babai i 7-vjeçares që humbi jetën në Himarë 
Pedagogu Bislim Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale ka zbuluar bisedën rrëqethëse me babanë e 7-vjeçarjes, Jonada Avdia, që u përplas për vdekje nga gomonia një ditë më parë në plazhin Potam të Himarës.Ahmetaj, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë mortore, ka treguar një bisedë të shkurtër me babanë e 7-vjeçares, i cili i ka thënë se të bijën e kishte për dore në momentin që ndodhi tragjedia.
Postimi i tij i plotë:
https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=88063709&v=2.1&guid=418a6aae348543679a469ff9b4aabc6b98a24ca0b8b04f7aa6b49d4950c13059 Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë.Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për dorë me babi Bledarin është mbyllur në arkmort, mbi të derdhen përrenj lotësh që krijojnë detin e dhimbjes nga mami, gjyshja dhe dhjetëra gra e vajza veshur me të zeza që lëvizin si magmë e zezë në oborrin e shtëpisë ku jeton gjyshi i saj.Pak metra me tej në një kafe presin burrat. Aty s’ka gjamë, as vaj, veç sy të mbytur nga lotët dhe gulshe dhimbje. Shumë pak fjalë: Zoti ju forcoftë, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim, shtrëngoni burra, Zoti e pastë marrë afër vetës e të tjera fjalë ngushëlluese të kësaj natyre.Dhe përgjigjet e rëmta nga familjarët që presin në këmbë: Ju lumshin kambët, faleminderit që keni ardhë, në gëzime jua kthefshim…Bledari i jati i Jonadës, mundohet të përmbahet, të bëj burrin e fortë të malsisë, por nuk e lejon dhimbja që i pëlcet në shpirt: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.Ta mori krimineli me uniformë, por s’ke ça me ba duhet me ba durim-ja kthej unë. Ehhh- ofshan- Ja la Zotit, vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada- thotë mes lotësh Bledari që erdhi për të parë prindërit, të afërmit dhe për të pushuar në bregun e detit Jon, ku la shpirtin e tij.E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo tragjedi familjare, por jo vetëm. Ajo është tragjedia e çdo familje, ajo është tragjedia jonë kombëtare që duhet ta ndalim me çdo formë, me çdo mjet.