Marsi i së dielës poetike me poeten:-Kimete Osmani  BEQIRI

Kosova ime

—————————-

Kosova ime e dashur

Për ty shkruaj me krenari

Je në zemrën dhe mendjën time

Dritë për sytë̈ e mi.

Për ty fjalët, dëshirat

Nuk ndalën kurrë̈

Në vendin e vetë

Peshon secili gur̈.

Kudo nëpër Botë

Degët ke lëshuar

Sa na lumturon

Kosovë tokë e bekuar.

Dua t’jesh shembull i mirë

Jo vetëm për Ballkanin

Edhe kënga kur na pëlqen

Themi lëshoja zanin.

Je thesar i vërtetë

Je vendi më i bukur në Botë

Fatmirësisht nuk e them vetëm unë

Në këtë Tokë.

Në rrethana tjera

Je vajza e mbretit

Çdo kush të lakmon, të don

Me t’pas afër vetit.

Je gjigante

Në vlera

S’mund t’mos e kthesh kokën

Kur fryen era.

( K.O.B )