Marsi i së dielës  poetike me poeten;-Lirije MUSTAFI

MOJ VENDLINDJE Ç’MË MERR MALLI

——————————————

Moj vendlindje ç’më morri malli,

Më paska mallkuar Vatani

Ta dini shokë ç’na gjeti,

Ky kurbeti na treti

Na qanë prindërit e shkretë,

Neve dheri s’do na tretë

Isha i ri dhe s’e kuptova,

Zëmrën time e përvëlova

Brez pas brezi larg atdheut

Dheu i huaj i huaj i shkreti

Ku e lam’e ku na mbeti,

Malli për atdhe na treti

O vendlindje ku të lashë

Syri le të më pëlcasë

Nëpër bregje nëpër dete,

Të gjithë shkuam në gurbete

Se ç’u mbyta në mërzi,

Mëndja më shkon për Shqipëri

Lotët e Nënës që pikonin,

Mua zëmrën ma helmonin

M’u tha gryka për një këngë,

Prandaj kam dhe shumë brengë

Ç’po më duhet bota e madhe,

Më mjafton kur heq një valle.

/www.qendrapress.com/