Marsi i së dielës  poetike me poeten;-Meri BO

Poezia e një gruaje

herë herë e hutuar dhe melankolike

nuk është përgjigje për kërkuesit e mrekullive.

Mbas çdo leximi,

ajo shkruhet mëngjes e pasdite

për të rrëmbyer nga një ëndërr,

ose për të gjetur gjithë ngjyrat e ylberit.

Nuk di të të japë përgjigje

Kap imazhet, ngjyrën, emocionin.

Të tashmen

te shkuarën dhe të ardhmen

Nuk ka kohë te mashtrojë, mrekullojë dhe të dehë.

Ajo është e gjitha trupi i një ndjenje!

Poezia e një gruaje, shkruhet

sepse duhet të shkruhet ! /www.qendrapress.com