Marsi i së dielës  poetike me poeten;-Razielda HITAJ

Natës nuk i fshihesh dot

—————————————–

Sa shumë,

Sa shumë mundohem

Imazhi nuk zbehet

S’ka sesi tjetërsohet

Errësirë brenda meje

Kalojnë sekondat, orët

Madje edhe ditët

Oh, më duken shekuj

Për dreq as sonte,

As sonte nuk i mbajta lotët

Filloi ujëvara

Zbrazëtia më shoqëron

Ja, është këtu ngat meje

Edhe sonte

Edhe nesër

Edhe sa ?

Jastëku tashmë është regjur

Kur nuk dashuron je një hic…