Marsi i së dielës poetike me poetin;-Gëzim AJGERAJ
![](https://qendrapress.com/wp-content/uploads/2023/03/gezim-ajgeraj-1.jpg)
NISJET
———————
Ato njëherë vijnë tek porta,
vijnë të të marrin ty
vetëm njëherë vijnë e të marrin
dhe kur të marrin udhëve të veta
s’të pyesin as për kthime e as për harrime
njëherë të marrin me vete për udhë
vijnë befas pa trokitur tek porta
as pa e hapur atë
të arrestojnë pa dhunë e pa maska
duarthatë
e të marrin me vete për udhë
e nëse të kanë grabitur ëndrrat e tyre
humbë të kanë m’at anë gjeografive
paudhëkthime
në prangat e tyre mos rrafsh
as edhe njëherë të vetme
se bëhesh rob i përmallimit
nëpër udhë
/www.qendrapress.com/