Mbledhja solemne me rastin e 25 Vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Kuvendin e Prizrenit

Me rastin e 25 Vjetorit të Epopesë së UÇK –së Kuvendi Komunal i Prizrenit mbajti mbledhjen solemne ku pos kuvendarëve morën pjesë në këtë solemnitet edhe Kryetari i Komunës Shaqir Totaj nënkryetari Kujtim Gashi,personalitete të çmura të Prizrenit, që nga kryetari i parë i pasluftës Kadri Kryeziu, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Bislim Zyrapi, shoqatat e dala nga lufta , FSK-ja Policia e Kosovës , ish kryeprokurori i prokurorisë Sylë Hoxha,drejtori nga QRTK Samir Hoxha , Agron Dida nga BQK-ja dhe shumë personalitete tjera. Mbledhjen e hapi kryesuesja Antigona Bytyqi e cila foli për lavdinë e kësaj date dhe krenarinë e familjes Jashari.  Pas kësaj përfaqëuesitv e subjekteve politike nisën me grupin parlamentar të LVV Karanfil Haxhillari, i cili tha se sot përulemi para veprave të tyre heroike, Sepse familja Jashari me sakrificen e vete u bë gur themeltar i lirisë së Kosovës. Nga PDK Adrit Krasniqi, tha se liria fitohet me dëshmorë, Dëshmorët janë letërnjoftim për liri.Ne ecim rrugës emblematike dhe gjenerale të familjes Jashari. Florent Ukaj nga LDK-ja tha se kjo datë na bashkon sepse ata i dhanë shpirtin lirisë tonë .Sot duhet përkujtuar presidentin legjendar Ibrahim Rugova tha ai. Nga AAK Agim Muçaj. tha se Epopeja e UÇK është emblema më e çmuar e kombit tonë, Ertan Simitqi tha se ne vitet 1998/99 bijtë më të mirë të kombit u bashkuan për të fituar lirinë e këtij vendi, Fal luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-së Kosova nisi fitoren emblematike dhe pastaj vazhdoi. Kosova ka ligjet dhe Kushtetutën. Admir Haliti,kjo datë lidhet me sakrificën e familjes Jashari, që dhanë jetën . Liria ka emër tha ai. Së fundi në emër mbledhje solemne kryetari i komunës Shaqir Totaj, rënia e familjes Jashari është një pikënisje e re dhe është vetë liria e Kosovës, në këtë muaj ne kujtojmë sakrificat dhe krenarinë, ne këtë përvjetor ndihem i emocionuar që nga këtu kujtojmë sakrificën e shumë heronjve juve që na sollët lirinë. Mbetet të nderojmë familjen emblematike të Adem Jasharit../rtv besa/