Mblidhet kryesia e Kuvendit

0

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 12:00 për, siç është njoftuar, miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.Gjithashtu, në rend është edhe përgatitja për seancën plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.Do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020.Në njoftim tregohet se në këtë mbledhje të kryesisë së do të bëhet edhe formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *