Mblidhet Kuvendi, deputetët debatojnë për grevën 

Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 do ta vazhdojë seancën plenare nga pikat e papërfunduara të seancës së 15 shtatorit, ka njoftuar të mërkurën zyra për media e Kuvendit.Në fillim, është planifikuar një debat parlamentar për grevën e mësimdhënësve.Në rend dite do të jenë 14 pika të mbetura nga seancat plenare të 15 shtatorit dhe 4 gushtit

Rendi i Ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më15 shtator 2022:

8.Debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),

9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

hHERE 35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

39. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.