Edhe dy ditë të ftohta, në vikend përmirësim i motit 

                            Mot i ftohtë dhe me vranësira parashihet të mbajë edhe ditën e sotme në vendin tonë.Sipas Prishtina Weather, pasdite vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu. Mot i ngjashëm do të jetë edhe nesër, derisa përmirësim pritet gjatë vikendit.Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C deri 7C, e maksimalet gradualisht shënojnë një rritje nga 14C e 15C, deri në 21C të dielën, e të hënën edhe në 24C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-11m/s, e nga fundjava ndryshon drejtimin në jug dhe jugperëndim.