Mblidhet Kuvendi, në rend të ditës edhe Projektligji për pagën minimale që po kundërshtohet nga veteranët
Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare.
Kjo seancë pritet të fillojë në ora 13:00 dhe në rend dite do të jenë pikat e papërfunduara në seancat e kaluara.
Në rend të ditës ndër të tjera do të jetë edhe Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore
Kjo pikë është kundërshtuar edhe me protesta nga veteranët e UÇK-së. Të njëjtit po kërkojnë që rritja e pensioneve për veteranët të përfshihet në Ligjin për Pagën Minimale.
Rendi i ditës:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:
5.Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,