Raportet Kosova-Shqipëri në pikë kritike? Ambasadori Durmishi: Stisje nga disa

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, komentoi raportet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.Një foto që qarkulloi nga një takim ndërkombëtarë në Selanik, e ku shiheshin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, u komentua nga shumë analistë si pasqyrë e krisjes së marrëdhënieve mes liderëve të të dy vendeve.Mirëpo Durmishi në emisionin Pressing në T7 tha se raportet mes dy vendeve janë të mira.“Nuk e shoh si kritike. Kjo ndoshta është stisje nga disa që nuk e di se ku po duan të arrijnë. Nuk ka probleme në marrëdhëniesh.