Mbyllet për tri ditë rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës njofton se për tri ditë do të jetë e mbyllur rruga Brezovicë – Qendra e Skijimit.Sipas MMPHI-së, bllokimi i këtij segmenti do të bëhet pasi do të bëhet asfaltimi i rrugës.“Duke filluar nga 20 tetor (e mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 apo Segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit. ​Për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 kilometra. Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor ora 16:00 (e shtunë)”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *