Me pietet përkujtohet krenaria e lirisë dhe familja legjendare e komandant Adem Jashari
Sot, me rastin e Epopesë së UÇK-së komuna e Prizrenit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë e ku ishte nënkryetari i komunës Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyqi, përfaqësuesit e të të gjitha shoqatave të dala nga lufta, familje të dëshmorëve veteranë të luftës dhe shumë personalitete, Me këtë rast nënkryetari Kujtim Gashi tha se sot jemi këtu për të kujtuar lavdinë e komandantit Adem Jashari dhe sakrificën e familjes Jashari që është një nga sakrificat më të mëdha për lirinë që sot po e gëzojmë, andaj ne duhet të jemi krenar për këtë liri dhe për sakrificën e dëshmorëve të Kosovës tha nënkryetari Gashi . Kryesuesja Antigona Bytyqi me këtë rast tha se jemi sot në kujtim të lavdisë kombëtare dhe familjes Jashari dhe komandantit legjendar , sot ne jemi këtu për të përkujtuar lavdin e bashkë me të edhe sakrificën e kësaj familje bashkë më 52 anëtarë e rënë në altarin e lirisë . Në emër të shoqatave të dala nga lufta Isa Berisha sekretar i OVL-së edhe njëherë tha se po përkujtojmë lavdinë e këtyre dëshmorëve dhe gjithë gjakun derdhur për liri të Kosovës . Inserte Pas kësaj buqeta lulesh janë vendosur edh tek shtatoret e në Arbanë, tek Shtatoret e Heronjëve Prizren si te Salajdin Berisha, tek shtaroje Skenderbeut, Pal Palucës , Xhevat Berishës, Ismet Jashari Komanova tek Remzi Ademaj dhe tek Komandant Drini/Rtv Besa/