Me pietet sot, u përkujtuan Dëshmorët;Nebih, Ymer dhe Heroi Enver Buqa,në ”Arbanë”.
Sot,në lagjen“Arbana” me pietet u përkujtuan Nebih e Ymer Buqa, të cilët tani e 24 vjet me parë që ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për idealin e lirisë, Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë që në shtëpitë tona të shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, Ata u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të vetëdijshëm se lira po agonte e andaj ta vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre. Përderisa po sot me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare u përkujtua dëshmori i kombit Enver Buqa ai që me uniformë e UÇK-së u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari. Familja Buqa i dha Kosovës tre burra e Nebiu me dy bijtë e tij u bë shembull i atyre burrave që për vatan e për Kosovë nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut. Enveri ishte ushtar i dalluar shumë betejave të njëpasnjëshme në fronte lirie dhe emrat e këtyre dëshmorëve të familjes Buqa do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës, vetë rapsodë të popullit Hamit Katrati e Përparim Brati i këndojnë kësaj lavdive të Nebih Buqes me dy djem. Lavdia e këtyre burrave të lirisë tani më ka hyrë në eposin pathyer të kombit që vigjëlon ndër shekuj.
Sot me 28 Mars bëhen 24 vite ku ranë Heroikosht për të mos vdekur kurr NEHBI,IMER dhe ENVER BUQA, si dhe FADIL FERATI dëshmori nga Randobrava.
Po atë ditë Ushtria dhe policia çetnike e serbisë hyn në Lagjen ‘’Arbana’’ dhe e dëbojnë gjithë lagjen./www.qendrapress.com/