Me rrena nuk shkruhet historia!-Shkruan ;Valbona SHALA,veterane e UÇK-së.
/Po e botojmë reagimin e njërës nga luftëtaret më të spikatura e Betejës se Jeshkovës. Botimin ajo e ka bërë publik në fb. Ne po e botojmë pa asnjë ndërhyje as redaktim e as lekturim/
Para se te vendoset UCK-ja ne Jeshkove,une me Rexhep Hoxhaj dhe Xhevit Berisha dhe disa tjerë nga Prizreni qe per fat te keq nuk ua mbaj mend emrat kemi punuar per sigurimin e gjerave per vendosjen e UCK-s ne kete teren,dhe cdo emer tjeter qe përmendet per kete rast është genjeshter.
Kur erdh malli ne Prizren,me u dasht te siguroj nje kamion per bartjen e ushqimit(miellit,konzervave ushqimore dhe tela qe e rrethone nje teren)…pata biseduar me vellezrit e deshmorit Fatmir Berisha,ku ata ma siguruan kamionin dhe se bashku me vellaun e Fatmir Berishes(tani deshmor) Nevairin derguam mallin deri ne Hoce.Kaluam rreziqet nga patrollat qe i kishin vendosur policia serbe,dhe per fat te mire nuk na ndalen,dhe pa asnje veshtersi mbrinem ne Han(qendra e Hoces se qytetit),ku pastaj babi im vendosi qe i gjithe malli te shkarkohet ne shtepine pushimore qe e kishim ne hoce.
Me 8 Mars te vitit 1999 erdh Bashkimi dhe Ymeri per te biseduar per vazhdimin e keti projekti,i tregova se malli tani me gjindet ne shtepi,dhe se Bashkimi me tha se tani duhet te takohem me Rexhep Hoxhaj dhe Xhevit Berishen per t’i treguar se ne kemi mbri ne Jeshkove,dhe presim urdherin nga shtabi i UCK-s ne Reti me komanden e Nehat Bashes.
Por rrethimi u be ende pa u takuar me te,me 11 Mars te vitit 1999,ne mengjes u nisa per te u takuar me keta bashkveprimtaret,por kur hyra ne fshat degjova se jemi te rrethuar nga ushtria serbe,dhe i pyeta ata, sa e kane ne dijeni UCK-ja ne Jeshkove,dhe se e kuptova qe ata nuk ishin ne dijeni.
Ktheva rrugen,u nisa per ne Jeshkove me vrape,hapa deren e shtepise,dhe i lajmerova familjaret qe te largohen menjehere nga shtepia,sepse mund te jete rrezik per ta…babai me tha,rri ti,une shkoj e i lajmeroj,por nuk fola me asgje,me vrap u nisa per ne Jeshkove.
Ne hyrje te Jeshkoves i takova ushtaret qe benin rroje,i lajmerova dhe thashe me duhet te flas me komandant Hoxhen dhe Bashkimin.Me takimin e tyre,filloj organizimi e mbrotjes nga Komandant Hoxha,i cili me tha,mundesh me u kthy ne shtepi…i thash nuk kam ardhur vec te e jap lajmin,por edhe te luftoj…ai me tha,nuk kemi pushke…por kallashnikoven ma siguroj Ymer Shala,tha ja kete kallash merre…Pasi e morra kallashin,komandant Hoxha na pozicionoj ne shtepin e pare nga pamja e Hoces,mua Bashkim Suken,Feriz Susurin,dhe nje luftetar tjeter,qe per fat te keq nuk me kujtohet kush ishte.
Cdo ushtar zurri pozicionin e tij,granatimet filluan ne ora 7:30,e qe zgjaten peraferisht deri 11,pastaj sulmet me tank nga kulla ne Hocen e Qytetit,me pastaj me sniper dhe gulinove nga larg,qe ishin vendosur ne malin lindor te Jeshkoves.Nga ora diku 14:00 fillon te zbret kembesoria e ushtrise serbe,te cilet ishin rreshtuar krah ne krah,pra nga larg shihet si nje zingjir i pa keputur nga paramilitaret ,llogaritni pra se sa ushatar ju dashte ushtries serbe te formoj nje zingjir te pa keputur te gjate ,ndersa nga mali Gjerman,kane zbritur ushtaret serb,po ashtu zingjir.
Ketu fillon luftim ball per ball me ushtrin serbe.
Pra,ajo qe me shtyri te shkruaj eshte se une e kam barte mallin e UCK-s ne Jeshkove me Nevairin (vellaun e deshmorit Fatmir Berisha),ne bashkpunim me Rexhem Hoxhaj,Xhevit Berisha…cdo emer tjeter qe jipet per kete rast eshte genjeshter,e me genjeshtra nuk shkruhet historia.
Sikur te pakten te kishit pritur qe keto genjeshtra t’i servoni pasi ne te kem vdekur,por nje nuk e kuptoj,si keni fytyre me genjy perderisa e dini qe ne ende gjalle jemi.
Lavdi deshmoreve qe ran ne kete Beteje te ashper,e mallkuar qoft cdo njeri qe genjen mbi te verteten tone,qe e humb kontributin tone,duke ia dhene atyre qe asnjehere nuk i kam pare as ne vi te fronit,e as atehere kur ushtaret e plagosur paten nevoj pra per ta…
Mos me i hipnii nervat shume me genjeshtra,se nuk e kam problem aspak me i cek edhe emerat qe iket kur neve na u dashtet me shume.
Une heshti ,nuk flase shume per luften,por edhe nuk lejoj qe kontributin tim me ma ul,e me ja mvesh vetes apo tjetrit…
Dhe nje gje nuk e kuptoj,si shkruhet nje liber per nje lufte,duke mos kontaktuar fare me ne qe ishin pjese e kesaj lufte,ku mundet dikush me mire se ne me e dite se si rrjedhen gjerat aty./marrë nga Fb/përcjellë/www.qendrapress.com/