Me shkas- Qeveria Kurti s’ka pse i ndryshon vendimet për luftënxitësit,atyre duhet ndaluar Kosovën- Shkruan;Qazim THAÇI
Me shkas po nisi këtë opinion timin , sepse ne orët e para të ditës së enjte 5 janarit të këtij moti ,u tha se iu ndaluar hyrja në Kosovë Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije që të hyjë në Kosovë. Ky ishte një lajm kushtimisht duhet thënë me plotë arsye . sepse pikërisht Kisha ortodokse në fakt ishte luftënxitëse vitit 1999, kur në Kosovë pastaj Serbia barbarisht varu e krijoi gjenocidin e shekullit mbi shqiptarët e pafajshme të Kosovës,Kjo natyrisht edhe dukej si një arsye e mirëfilltë pasi që thuhej se ‘’ MPJD thuhet se kërkesa për vizitë “mund të aprovohet vetëm pasi Kisha të ketë dënuar e të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje’’. Mirëpo ende pa kaluar një gjysmë dite e plotë njoftohemi se Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht duke lejuar viziten e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë. Pa dashur të përzihemi në punët e Qeverisë, por kjo luhatje e jo vendosshmëri tani më i ngjanë një lloj infantilizmi jo parimor. Këto vendime jo parimore të kryeministrit Albin Kurti padyshim se në notesin ndërkombëtar nuk na lejojnë nota kaluese politike, sepse edhe bota di të vlerësojnë realën dhe propagandën, din të vlersojnë të drejtën dhe jo të drejtën, din të respektojë edhe faktin dhe imponimin. Krejt kjo neve si Kosovë na shtojnë minuset për të bindur botën se ne e duam saktë Kosovën.Kurse opinioni i brendshëm tashmë me forma të këtilla gjithnjë e më shumë po bindet se kryemistri po sillet si një fëmijë lazdran që posa merr vendim e prish ate.Nuk është mirë të luhet së pari më faktorin ndërkombëtar e aq më pak me opinione brendshme, sepse e drejta për Kosovën është e të gjithëve e jo vetëm e kryeministrit?!!!!
/www.QendraPress.com/