Luftërat të reja – ‘Lufta hibride’, kërcënim serioz i sigurisë në Kosovë-Shkruan;Prof. Dr. Haxhi FERATI .ekspertë i sigurisë

  • Qfarë është ‘Lufta Hibride’

Lufta dhe lufta e armatosur, që si fenomen shoqëror e ka përcjell njerëzimin thuajse gjatë gjithë historisë së vetë, gradualishtë është zhvilluar dhe përsosur, ndër të tjera për shkak të zhvillimit të teknikës dhe teknologjisë luftarake, sa që për shkak të fuqisë së madhe shkatërruese të saj gati se, po bëhet e pa mundshme përdorimi i saj. Ajo filloi t’ua lëshoj vendin kërcënimeve të reja, nga të cilat gjatë luftës së ftohtë dominoi e ashtu quajtura ‘lufta speciale’, ndërkaq këto njëzet vite të mileniumit të ri gjithnjë e më shumë po përmendet termi ‘lufta hibride’.

Lufta Speciale, si strategji e veprimit indirect, në periudhën e luftës së ftohtë ishte pararendëse e shpërbërjës së botës bipolare dhe vuarjes së themeleve të Rendit të Ri Botëror, me një rikonfigurim  të ri gjeopolitik global. Rendi i ri gjeopolitik botëror u sfidua dhe po sfidohet edhe sot me kërrcënime të reja, shumë më sfiduese për paqen dhe sigurinë në botë, Kërrcënimet e reja si veprime speciale duhej të shkonin si diqka përtej luftës speciale. Si strategji e veprimit indirect, implikon nevojën e kombinimit të një shumësie të veprimeve, aktiviteteve, forcave e mjeteve, përfshirë edhe luftën e armatosur sim jet i fundit, mire të studuara dhe të përgatitura për veprime speciale në të gjitha fushat e jetës,. Me këte, nxënë fillet e veta edhe një concept i ri i luftërave të reja – ‘Lufta HIBRIDE’, e cila si termë  filloi të dëgjohej  aty nga viti 2005. Nga NATO për herë të pare u përmend në vitin 2007, ndërsa  nga viti 2011, lufta hibride është përmendur shumë herë në dokumentet zyrtare të NATO-s, por më shumë si kërcënim hibrid.

Lufta hibride është, dhe nënkupton : “Lloj konflikti, që manifestohet me kombinimin e formave të veprimit të paarmatosur dhe të armatosur”.

Ajo, më shumë duhet kuptuar, si kombinim i formave të  shumëta veprimi, si kërcënim i veqantë (specific për nga forma, forca, mjeti dhe koha e veprimit ) kundrejtë objektivit konkret. Lufta hibride kështu e kuptuar, si formë veprimi i ngjanë luftës speciale, sepse edhe ajo e përzgjedh formën konkrete kundrejt objektit konkret. Veqantia qëndron në faktin se Lufta hibride duhet kuptuar si formë veprimi përtej luftës speciale për nga thellësia dhe gjërësia e veprimit që për bazë e ka kërcënimin e paarmatosur dhe ate të armatosur. Kombinimi i këtyre dy formave të veprimi si gjithëpërfshirëse, kuptohet si kërcënim total kundrejtë shumësie të objekteve ma të ndieshme të një vendi ose grupit të vendeve. Synon depërtim në brëndi të objektit të sulmit, duke i goditur pikat më të ndieshme të shtetit, deri në nivelet më të larta të vendosjes, duke e sjellur në gjendje varësie të vetë. Pra për luftën hibride më me rendësi është që një vend ta sjell në shkallë të lartë varësie se sa pushtimi i tij. Pushtimi i një vendi nga një vend tjetër, nuk është synim i luftërave hibride, sepse është bërë tepër i kushtueshëm dhe i paqëndrueshëm.

Luftërat Hibride edhepse grupohen në grupin e luftërave të reja, rrënjet dhe fillet e saja i gjejmë nga lashtësia, në mësimet e para ushtarake nga shek, V-të para erës sonë  tek Gjenerali dhe strategu ushtarak kinez  Sun Tzu Vu dhe motoja e tij në librin Arti i Luftës : <<Strategjia më e mirë është të pushtosh armikun pa luftuar>>. Ngjajshëm me te edhe sot, Shkencëtarja politike amerikane Molly McCue komenton me ironi tezat e Valeri Gerasimov-it, kur thekson se : “Është më mirë të ndash një shoqëri armike sesa ta sulmosh atë ballë për ballë”.

  • Format e veprimit ;

 Nga shumësia e formave të veprimeve të luftës hibride, kryesisht  shërbehën :

> veprimet informative-psikologjike – propagandistike,

>  ideologjike, politike,

> presionet ekonomike,

> aktivitetet inteligjente-subversive,

> veprimet e teknologjisë infoinformatike,

>  aktivitetet kriminale,

>  terrorizmin,

> kryengritjet e armatosura dhe

>  veprimet ushtarake konvencionale etj.).

  • Fazat e zhvillimit

Në studimet që i janë bërë dhe i bëhen  “luftërave  hibride”, janë identifikuar fazat e zhvillimit të ndërlidhura dhe  ndërvarura njëra me tjetrën, si vijon:

I, Krijimi i kushteve të favorshme politike, ekonomike dhe ushtarake për destabilizimin e brendshëm.

II. Mashtrimi i udhëheqjes politike dhe ushtarake të pales tjetër duke përhapur informacion të rremë

III. Veprimet që bëjnë që zyrtarët e qeverisë dhe opozitës të largohen nga pozicionet e tyre duke u frikësuar, mashtruar ose korruptuar.

IV. Rritja e pakënaqësisë së popullatës me aktivizimin e “kolonës së pestë”,

V. Përgatitja e armiqësive, gjatë së cilës krijohen lloje të ndryshme problemesh në vendin e sulmuar dhe nisen grupe të veçanta luftarake të cilët komunikojnë me opozitën e armatosur.

VI. Fillimi i armiqësive pas zbulimit dhe përmbysjes së plotë.

VII. Shkatërrimi i forcave kryesore mbrojtëse të kundërshtarit .

VIII. Eleminimi i vatrave të mbetura të rezistencës dhe shkatërrimi i njësive rezistente .

 E veqanta e luftës hibride, është ajo që: deri në momentin e nënshtrimit real të territorit, qytetari nuk e kupton realitetin e kërcënimit, nuk ka mundësi që të përcaktojë burimin real dhe masën e këtij kërcënimi, por edhe shoqëria në tërësi nuk e kupton se si t’i kundërvihet .

  1. A ka zhvilluar dhe a po zhvillon sot Serbia ‘luftë hibride’ në Kosovë ?

Kur Serbia e humbi luftën në Kosovë, nga 12 qershori 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, përfundimisht e humbi edhe pushtetin e vet mbi Kosovën. Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë e vetë, e hoqi qafe pushtuesin shekullor sllavo serb, duke ia hapur dyert perspektives dhe të arrdhmës së ndritshme të saj. Kosova ia hapi rrugën zhvillimit të lirë e të papenguar, nën garancion të forte ndërkombëtar, sidomos në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të cilën fushë e kishte lidhur makinerinë më të fuqishme botërore KFOR-in dhe NATO-n,  forcat policore ndërkombëtare, por edhe

forcën e vetë – Trupën Mbrojtëse të Kosovës (TMK) sot Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si Ushtri e Kosovës.

Fatkeqsisht, kur pritej përafrimi dhe unifikimi i politikave në një fuqi politike shtetërore e mbështetur dhe përkrahur nga ndërkombëtarët si Mision i OKB-s -UNMIK-u. Politikat vendore vepronin si të ndara, thuajse armiqësisht të vendosura karshi njëra tjetrës. Ky diskurs jo vetëm që i dha pamje të keqe Kosovës para ndërkombëtarëve, por edhe ia vështirësoi rrugën ngritjes dhe ndërtimit të institucioneve vendore. Nga kjo, rrjedhat që do të pasojnë nuk do të lëvizin në kahjen e dëshiruar, në masë të madhe për fajin dhe mospërgjegjësinë e faktorit politik të brendshëm, deri diku edhe të neglizhencës dhe mosgatishmërisë së faktorit ndërkombëtar. Por, mbi të gjitha edhe për shkak të luftës hibride që Serbia dhe rusia pandërprerë e kishin zhvilluar dhe po e zhvillojnë edhe sot ndaj Kosovës, e që fatkeqsisht nuk ia dilnim ta kuptonim.

De jure dhe defakto, Serbia luftën e armatosur mbi Kosovën e kishte humbur që në qershor të vitit 1999, por statisfakcion për këtë humbje u mundua të gjej në rrugë tjera me strategji të reja, me të ashtuquajturat ‘lufta të reja’ , e cila nga viti 2005, si thelb i të cilave u paraqit termi ‘luftë hibride’, që nënkuptonte veprime përtej luftës speciale, përfshirë edhe luftën e armatosur si zgidhje dhe mjet të fundit. Synim strategjik të vetin e kishte ngritjen e një sistemi paralel të sigurisë, si bazë e sigurimit të pranisë së vetë në kosovë, për aq sa i kishin mbetur kapacitetet njerëzore. Këte e kishte arritur duke e mbajtur rrjetin e bashkëpunëtorëve të vetë nga të gjitha nacionalitet që i kishte nga e kaluara gjithandej nëpër Kosovë, përfshirë edhe ata nga tabori i shqiptarëve që i kishin mbetur besnik. Llogaritej se aty nga fillimi i vitit 2000, kishte futur në Kosovë disa qindra specialist të lartë të sigurisë, të aftë për të përgatitur rrjetin e gjërë informativ, të vendosur kryesisht nepër enklava serbe dhe intitucione tjera të bashkërenduar me ndërkombëtarët. Duhet pranuar faktin se serbet ia kishin dale që për sigurinë e enklavës më të madhe serbe – veriun e Kosovës t’a lidhin aleatin e tyre Francezët, të cilët me apo pa qëllim, thuajse gjatë gjithë kohës ishin mbështetje e forte për serbet. Enklava serbe në veri të Kosovës u bë <<poligon i hapur i veprimit të luftës hibride të serbisë dhe rusisë në kosovë>>, që në të vërtetë u ngrit para syve tan]si product i ‘Luftës hibride’ që as sot nuk po ia arrijmë ta kuptojmë kërrcënimin e saj për të arrdhmën tone. Në këtë pjesë të Kosovës, seriozisht u rrezikua siguria kombëtare, duke e sjellë situatën deri prag të shpërthimit të konfliktit të armatosur, të cilit nuk do ti dihej fundi. Kjo është dëshmia më e madhe se, Serbia dhe rusia pasi kishin dështuar me të gjitha format e veprimit të luftës hibride në kosovë, nuk i kishte mbet tjetër pos të provonte me një intervenim ushtarak në atë pjesë t’i  sjellin favori veti në prag  të bisedimeve përfundimtare me palën kosovare.

Lufta hibride, sot vërtet konsiderohet kërrcnim më serioze për sigurinë dhe paqën në Kosovë dhe gjithë hapësirën shqiptare.  Ajo, ka fuqi të madhe ndikimi duke depërtuar në qdo pore të jetës shoqërore deri në hierarkinë më të lartë shtetërore, për t’a dobësuar vendin deri sa ai të bie nën ndikim, pasi që si po dukët sistemi politik shtetëror në Kosovë dhe Shqipëri, po përshkruhet me një brishtësi serioze në strukturën dhe funksionalitetin e vetë.  Ska dyshim se lufta hibride nga serbia dhe rusia nuk do të ket të ndalur asnjëher kundrejtë Kosovës dhe gjithë botës shqiptare, duke përdorur dhe shërbyer format e veprimet më të sofistikuara të kësaj lufte. Provoi me aktin e fundit, me presionin ushtarak me tendencë të provokimit edhe të një konflikti të armatosur për të testuar edhe vendosmërinë e Kosovës por edhe mbështetjen dhe vendosmërinë e faktorit ndëkombëtar për të mos lejuar hapjen edhe të një fronti të luftës në kontinentin e evropës.

Nëse deri dje, nuk punuam mjaftushëm për konsolidimin gjeopolitik të gjeohapësirës shqiptare, kryesisht si rezultat i ndikimit të veprimit të luftës hibride, sidomos të veprimit të politikave Pan – sllaviste, të drejtuara nga Serbia dhe Rusia, krejtë me qëllim të dobësimit të fuqisë  mbrojtëse të Kosovës, dhe duke e copëzuar gjeografinë shqiptare. Synim strategjik të vetin Serbia e ka, përqarjen e politikave tona të interest kombëtare, pikesëpari duke i goditur politikat shtetëformuese në gjithë gjeohapësirën shqiptare, kryesisht përmes <Luftave hibride> të cilat sot  duket të jenë mjaftë të avancuara.

  • Si të përballemi me luftën hibride?

Edhepse shumica e luftërave fillojnë për t’u kryer shpejtë, interesant Lufta hibride nuk është gjithmonë një luftë e shkurtër, përkundrazi përgatitet dhe realizohet brënda intervali të gjatë kohor. Zakonishtë përgatitet gjatë e realizohet shpejtë. Si veprimtari është tepër e msheftë dhe tinzare. Edhepse është shumë komplekse dhe gjithëpërfshirëse, si një luftë totale, ajo megjithate mbetet tepër sektrete në misionin e saj.   Andaj, edhe përballja me këto luftëra mbetë problem i madh. Për të parandaluar që vendi agresor të arrijë qëllimin e tij, duhet të merren masat si vijon:

Lufta hibride shihet dhe kuptohet si ‘luftë përtej luftës speciale’, atëherë mund të kuptohet se ku është skaji i fuqisë së kërrcënimit të saj. Për përballje me të fillimishtë kërkohet një studim  i mirëfilltë i këtij fenomeni, për ta njohur ate si concept si doctrine dhe si strategji e veprimit kundrejtë Kosovës dhe gjithë gjeohapësirëa shqiptare. Mbi bëzën e këtyre njohurive të ndërtohën dokumentet bazë : koncepti, doctrina dhe strategjia shtetërore për t’a luftuar luftën hibride.

  • Përgatitja e personelit të aftë për përballje efektive, kundrejtë luftës hibride.Shteti dhe institucionet relevante(shtetërore, publike e private) të përgatisin personelin për përballje me me forma konkrete të luftës hibride.
  • Kontrolli dhe përcjellja e gatishmërisë së forcave civile të sigurisë, për përballje me kërcënimet.Shteti dhe Institucionet shtetërore, në vazhdimësi të përcjellin gatishmërinë e forcave civile të sigurisë për përballje me kërcënimet hibride.
  • Zhvillimi treguesve për të ndihmuar përcaktimin e shpejt të shtrirjes së kërcënimit.Shteti dhe institucionet           e mekanizmat tjerë të sigurisë, të ndihmojnë në zhvillimin e treguesve të përcaktimit të shpejtësisë së kërcënimit hybrid.
  • Zbulimi dhe identifikimi në kohë i dobësive vetanake dhe të kundërshtarit.

Shteti dhe akterët tjerë të sigurisë, të zbulojnë dhe identifikojnë me kohë dobësitë vetanake dhe të kundërshtarit.

P.S.  Sjelljet e fundit të serbisë ndaj Kosovës, janë alarm i vërtetë për shqiptarët e Kosovës dhe gjithë gjeohapësirës shqiptare, që të vetëdijësohet dhe të ngritet në nivelin e përgjegjësisë kombëtare e historike, sepse sot ose kurr më parë në histori, nuk na ka pri fati historic që të kemi miq kulmin e fuqisë botërore- SHBA-n dhe NATO-n. Të jemi të kujdeshëm se si po sillemi me ta, se me mund dhe gjak e kemi siguruar mbështetjen e tyre, e mos t’i humbim me fajin tone.

 Pasi që lufta hibride synon të depërtoj thellë në politikat shtetërore dhe në shtyllat më të ndieshme shtetërore të shtetit të Kosovës, për të dobësur dhe bërë jo funksional, për t’i treguar botës se jemi të përqarë dhe se nuk dijmë të bëjmë dhe mbajmë shtet. Për gjithë ata që kan ndikim në politikat shtetërore, bashkohuni se vetëm të bashkuar jeni më të forte për tu përballur me luftën hibride që po e drejton serbia e rusia kundrejtë kosovës dhe botës shqiptare kudo që frymonë, sepse nesër kur do ta kuptoni do të jetë vonë./www.QendraPress.com/