Me shkas, ;- Shkruan;-Dr. Mybera MUSTAFA

                Të thuash dhe të jesh institucionalist, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme!

Pakënaqësi kemi ne të gjithë edhe në familjet tona, por i diskutojmë mbrenda familjes!

LDK ishte dhe është familje për shumë kend nga ne, që ofruam mjaft shumë nga vetja jonë për më shumē se 3 dekada!

LDK-në dhe Rugovizmin si koncept, e sidomos Kosovën duhet ta dojmë përtej interesave personale dhe personave të caktuar!

Për probleme të cilat realisht ekzistojnë aktualisht, në LDK, ne duhet të kërkojmë zgjidhje të mbrenshme nëpër forume institucionale, në rast nevoje edhe me mbledhje të nënshkrimeve për kuvend të jashtzakonshëm!

Asnjë arsyetim nuk ka për askend në lidhje me ofendimet publike që po bëhen…!

Rugovizmi ndër të tjera nënkupton; menquri, urtësi dhe demokraci!/QendraPress/