MESAZH URIMI në Ditën e Flamurit dhe shtetit kombëtarë!

                              Nëntori i dytë për kombin shqiptarë erdhi pas lumenjsh gjaku e sakrifice mbi pesë shekullore. Edhe ky shekull nuk ishte i bardhë! Deri në gjenocid u vranë shqiptarët që jetonin në ish Jugosllavi. Luftërat e fundshekullit frenuan golgotën e tyre por nuk e kanë ndalur plotësisht. Në Sanxhak vetëm një njeri guxon të deklarohet si shqiptar, në Greqi asnjëri guxon të deklarohet si Çam shqiptarë dhe përderisa demokracia aktuale e BE-së brengoset si ti rikthej për serbët kolonizatorë në veri të Republikës së Kosovës, tabelat e Millosheviçit të cilin vetë e kanë bombarduar për ta shpëtuar Kosovën nga Serbia. Takimet e tilla midis ligjvënësve të dy shteteve shqiptare, duhet të shfrytëzohen jo vetëm si festë por si takime akordimi për të ngritur në gjepolitikat kombëtare, zgjidhjen e çështjes së kombit shqiptar në Ballkan! Uroj që viti i ardhshëm të na’e gjejë të nisur hapin e parë në këtë drejtim! Lavdi atyre që sakrifikuan ndër beteja shekullore për identitet kombëtar e shtetëror. Urime gjithsesi dita e Flamurit dhe e shtetit Shqiptarë, ndonëse unë do të kisha pas shumë dëshirë që 10/ Qershori i vitit 1878, të festohej si dita e shtetit tonë kombëtar! Urime përzemërsisht!/www.qendrapress.com/

%d bloggers like this: