Mesdita e së martës me penën e artë te :Nexha REÇICA
MBRËMJE
—————————
Dielli perëndoi i purpurt
buzë lumit më zgjon një mall
kur më prekë puhiza
më përkund si në përrallë.
Yjet ndezen në errësirë
kanë mbuluar retë
duket sikur hapin zjarr
vërshon hëna kur ndrin.
Kur ëndërrat rriten
me sy hapur
mbi agime të murrme
si kreshtat e dritës.
N.Reçica
Gllavicë