Mesjava me poeten ;Fatime Kalimashi

0

NE DUHEMI

]Ne duhemi

Njëri-tjetrit nuk ia themi

Çdo natë takohemi në ëndrra

Nga dashuria dehemi

T’i themi njëri-tjetrit se duhemi

Nuk ia themi dot

Kemi frikë mos lëndohemi

E përfundojmë në lot

Flasim nëpër vargje

E jetës i bëjmë harqe

Në heshtje dashurohemi

Në ëndrra përqafohemi

Ne duhemi

E nuk harrohemi kurrë

Ne duhemi pa interes

Për njëri-tjetrin jemi shpresë

Lutemi për njëri-tjetrin

Për dashurinë e vërtetë

Ne nuk duhemi për një ditë Ne duhemi për një jetë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *