Mësohet edhe emri i të arrestuarit të dytë për plagosjen e argjendarëve në Prizren

0

                                 Janë arrestuar sot dy të dyshuarit që kryen një grabitje në një argjendari mbrëmjen e së hënës në Prizren. Reporteri.net, ka raportuar sot më parë se njëri nga të arrestuarit është, Leotrim Latifi i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.29 vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili qe një kohë të gjatë ishte në arrati.Teksa, është mësuar edhe emri i të arrestuarit të dytë, i cili është Ibrahim Qadraku,  Qadraku ka qenë i akuzuar për dy grabitje të rënda në hotelin “Svviss Diamond”, dhe për grabitje në filialin e bankës “TEB” në Prishtinë. Për grabitjen në “TEB” në qershor të vitit 2014, ai ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.Kujtojmë se dy persona, babë e bir, kanë mbetur të plagosur pasditen e së hënës në Prizren, si pasojë e të shtënave në argjendarinë e tyre, nga tre persona të cilët kishin hyrë për të grabitur.Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *