Milazim Krasniqi i thotë gastronomëve: Punëtorë ka, por nuk ka skllevër më 
Me mungesë të punëtorëve, veçse ka nisur të përballet sektori i gastronomisë.Kryetari i Odës Hotelerisë e Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva vlerëson së nëse ky trend vazhdon, kafeteritë dhe gastronomia, do të kalojnë në sistemin vetë-shërbyes.Ndadj tij ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi duke thënë se punëtor ka por skllevër nuk ka më.“Gastronomia paralajmëron kalimin në sistem të vetë-shërbimit, pasi s’ka punëtorë” Koment: nuk ka skllevër më. Punëtorë edhe ka, ama ata duhet të paguhen e të trajtohen si punëtorë. Sa për vetë-shërbim, më mirë shërbejmë në shtëpitë tona, se sa në kafenetë tuaja. Nera ju rrittë!”, shkruan Krasniqi në Facebook.